Prekariati ka një shans – Hapësirat publike në lëvizje (për)” është ekspozita grupore e artistëve maqedonas që u hap në galerinë “Struktura” në kryeqytetin bullgar, Sofje. Ekspozita është pjesë e festivalit AKTO për artet bashkëkohore.
Siç njoftoi reporteri special i MIA-s nga Sofja, me këtë ekspozitë, e cila përbëhet nga 18 vepra të 20 artistëve maqedonas, është hapur edicioni i 18-të i këtij Festivali.
Në ekspozitë prezantohen veprat e artistëve Elena Çemerska, Iskra Dimitrova, Hristina Ivanoska, Slavica Janashlieva, Gjorge Jovanoviç, Filip Jovanovski, Verica Kovachevska, Shqipe Mehmeti, Oliver Musovic, Natasha Nedelkova, Dorotej Neshovski, OPA, Aleksandra Petrushevska, Dita Starova Qerimi, Nikolla Uzunovski, Dragana Zarevska dhe Gjorgi Despodov. Kuratore e ekspozitës është Ivana Vaseva.
Gjatë hapjes së ekspozitës, Vaseva tha për MIA-n se është e kënaqur me përshtypjet pozitive të vizitorëve nga Bullgaria./Lajmi i plotë.