Personi i cili dyshohet për aksidentin afër lumit Lepenc ku humbën jetën tre shtats të Kosovës dhe një shpëtoi sot është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Siç thonë nga MPB-ja, personi B.B i cili ka drejtuar veturën “Volkswagen Touran” është provuar nga liria pas aksidentit në lumin Lepenc.
“Prokurori publik dhe ekipi i SPB-Shkup kanë realizuar kontroll në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik ngasësi i mjetit “Volkswagen Touran” B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB./TS/