Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e ka konfirmuar se personi që është qëlluar për vdekje me armë gjatë mbrëmjes së djeshme në “Rrugën C” në Prishtinë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Ai tha se viktima është nga Shkupi, por nuk bëri të ditur më shumë informacione.
“Institucionet tona kanë komunikuar me autoritetet e Kosovës dhe kanë konfirmuar informacionin e publikuar në opinion për shtetasin tonë të qëlluar në Kosovë, por sigurisht që institucionet tjera do të japin më shumë detaje. Ne si MPJ bëmë kontaktin e parë dhe e konfirmuam lajmin”, është përgjigjur shkurt Osmani.
Data 21.12.2025
Aktuale
- Shkup, mbahet panel mbi praninë e gjuhës turke në Ballkan
- Izet Mexhiti: Kongresi i BDI-së ishte teatër, pa transparencë dhe pa përgjegjësi politike
- Aksident në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, katër persona të plagosur! Dërgohen me urgjencë në spital
- Marshimi i 34-t për engjëjt në Koçan: Nuk do të lejojmë që e vërteta të varroset
- (LISTA) BDI zgjedh kryesinë e re në Kongresin e sotëm partiak
- Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
- Arifi: Mirënjohës për besimin, gati për përgjegjësinë si nënkryetar i BDI-së
- Detaje/ 20-vjeçarja nga Indonezia u arrestua pasi braktisi foshnjen pas lindjes, punonte në Shqipëri si pastruese në lokal (EMRI)


