Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ende nuk e ka menduar nëse do të mbetet ose jo ministër në një Qeveri në të cilën do të ishte edhe VMRO-DPMNE-ja. Shtoi se për të më me rëndësi është që vendi të bëj hapa drejt BE-së, sesa ndonjë post.
“Së pari të shohim se si do të përfundojë i gjithë ky proces i ndryshimeve kushtetuese. Për mua është shumë me rëndësi që shteti të shkojë përpara, të hapim perspektivat për qytetarët para se gjithash për të rinjtë. Të tregojmë se përgjegjësia si politikan para qytetarëve është e madhe, ashtu që aspak nuk mendoj për pozicione personale, nuk është më rëndësi”- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër I Brendshëm.
Syrin karriges së Spasovskit qysh në ditën e dytë nga takimi i liderëve ia ka vënë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Në një intervistë në “Sitel” tha se ministria e parë që do të kërkojnë ta marrin do të jetë ajo e Punëve të Brendshme, kjo me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të jenë të suksesshme.
Nga ana tjetër bisedimet për marrëveshje kanë ngecur në të njëjtin vend që nga takimi i liderëve. VMRO-DPMNE insiston që LSDM të pranojë njërin nga dy propozimet në të kundërtën nuk kanë çfarë të negociojnë më.
“Tashmë disa ditë themi se patjetër duhet të përgjigjen, siç thamë edhe në këtë konferencë për media dhe dërgojmë mesazhe deri të LSD se patjetër të përgjigjen për këto 2 propozime. Nëse nuk përgjigjen mbi këto propozime, nuk e shoh esencën dhe arsyen pse do të kishin formuar grup pune dhe çka do të kishin negociuar në ato takime dhe grupe pune”- deklaroi Bllagica Lasovska, VMRO-DPMNE.
Ndërkaq nga LSDM kërkojnë që të vazhdojë dialogu, por pa u përgjigjur konkretisht nëse ndonjëri propozim është i pranueshëm për ta.
“Ne edhe njëherë nëpërmjet kësaj konference për media i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së këtu në Kuvend t’i formojnë ekipet për negociata, të vazhdojnë negociatat dhe të gjendet zgjidhja më relevante, më e vërteta për të cilën ne kërkojmë të vazhdojë dialogu dhe të gjendet mënyra se si të kryhen këto ndryshime kushtetuese”- tha Mile Taleski, LSDM.|
Si kryeministri Kovaçeski, por po ashtu edhe BDI, kanë pohuar se janë të gatshëm që të heqin dorë nga posti i kryeministrit, nëse këtë e kërkon VMRO-DPMNE, në këmbim të ndryshime kushtetuese.