NJË DROGERI EDHE MË E BUKUR, E RINOVUAR NË NJË VEND TË VJETËR:
RIHAPJE MADHËSHTORE E DROGERISË dm NË BIT PAZAR ME -15% ZBRITJE NË ABSOLUTISHT GJITHÇKA!
Rihapja madhështore e drogerisë së rinovuar u paralajmërua nga kompania për 15 qershor, ndërsa me atë rast u paralajmëruan zbritje prej -15% në absolutisht gjithçka! Zbritjet do të zgjasin 3 ditë, nga data 15.06 deri më 17.06.2023.
Dalëngadalë, por sigurt po afron dita e rihapjes së drogerisë dm në Bit Pazar. Drogeria dm në Bit Pazar, e cila u hap në vitin 2013 pas dhjetë vitesh funksionim, u mbyll në fillim të majit për rinovime. Pas gati dy muajsh, do të mund të blini përsëri në këtë drogeri, zinxhiri më i madh i drogerive në Evropë, si dhe të shijoni cilësinë e provuar gjermane me çmime të përballueshme.
Si kompani, në parimet e punës së së cilës është rrënjosur thellë përgjegjësia shoqërore, në çdo hapje të re dm dhuron një pjesë të xhiros së saj për qëllime humanitare. Kjo praktikë nuk do të jetë përjashtim për këtë rihapje dhe kompania do të dhurojë një pjesë të xhiros së saj të fituar në atë ditë për “IShP Poliklinika Bit Pazar”.
Drogeria e rinovuar vjetër- e re mbulon sipërfaqe prej 237.02 m2 për shitje, 70.00 m2 hapësirë depoje dhe 22.43 m2 hapësirë ndihmëse. Me rinovimin, disa kategori produktesh janë zgjeruar dhe janë bërë investime në pajisje të reja, të cilat do të përmirësojnë përvojën unike të blerjeve për konsumatorët, por edhe do të lehtësojnë funksionimin e vetë drogerisë.
Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj rihapjeje madhështore të dm në Bit Pazar dhe përfitoni nga zbritjet e dm-së prej -15% në absolutisht gjithçka!