Zinedine Zidane ka treguar dëshirën për të drejtuar kombëtaren franceze, ndonëse nuk po e mendon këtë për momentin.“E kam thënë disa herë që kur kalon ekipin kombëtar si lojtar dhe bëhesh trajner, është logjike të mendosh për këtë. Por nuk është koha e duhur”, ka thënë ai në një prononcim për revistën GQ , përcjell GazetaBlic Sport.
“Kur isha në Kanë, doja të shkoja në Bordo. Më pas doja të luaja për Juventusin dhe Madridin, sepse ishte një përvojë ndryshe dhe po forcohej. Kjo është ajo që ne e quajmë ambicie. Unë kam qenë gjithmonë ambicioz dhe kam besuar gjithmonë në veten time. Unë po shkoj përpara”, vazhdoi ai.
Trajneri, pa klub që nga largimi i Real Madridit në vitin 2021, ka rrëfyer se karriera e trajnerit është e ndryshme nga ajo e një lojtari.
“Lojtari dhe trajneri janë dy figura të ndryshme. Kur lë një sezon në stol, je më i lodhur se një lojtar. Gjithçka ju vjen nga të gjitha anët. Herë pas here energjia juaj mbaron,”, ka pranuar ai./GazetaBlic Sport/
Data 09.01.2026
Aktuale
- “Je fajtor për zjarrin”- Flakët që përfshinë tregun tek “5 Maji”, tregtari përplasje me përgjegjësin! Ndërhyn policia
- Mbi 7 mijë pasagjerë të bllokuar – Swiss anulon 57 fluturime, Amsterdami destinacioni më i goditur
- Një grua “sulmon” tjetrën, dyjat përfundojnë te mjeku
- Presidenti kolumbian: Ekziston kërcënim real nga veprimet ushtarake të SHBA-së kundër Kolumbisë
- Bllokohet aksi Leskovik-Përmet, qarkullimi i mjeteve i pamundur për shkak të dëmtimit të shtratit të rrugës
- Sa i suksesshëm ishte koncepti gjerman për migrantët?
- QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona
- Ishte në kërkim për plagosjen me thikë të një 18-vjeçari, arrestohet i riu në Tiranë


