Shkruan: Fejzi HAJDARI
E pagëzuan ‘Front Europian’, pa u siguruar mirë se si i tillë do të duhej të ishte i sukseshëm. Për të qenë i tillë, pra i suksshëm, duheshin kapacitete politiko-praktike, por edhe “gishtrinjë deputetësh”. Nuk zgjati shumë dhe filluan aktivitetet ose më mirë thënë, fushata për ta funksionalizuar. Dinamika nuk vajti konform idesë së hedhur. Në fakt, për ta funksionalizuar idenë në harmoni me synimet e dëshiruar, do te duheshin dy e treta e deputetëve, që do të mundësonin miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Pra, fjala është për idenë e Bashkimit Demokratike për Integrim (BDI), që sipas zhvillimeve të fundit (edhe pse akoma është gjithçka hapur), do të mund të mbetet jashtë “për përpjekjes për ta realizuar objektivin e “Frontit…”.
Në vijim të këtij komenti do të përpiqem t’i komentojë disa nga momentet, për ta kuptuar brendinë e zhvillimeve, taktizimeve, dështimeve ose triumfeve eventuale.
‘Fronti Europian’ ishte ideuar nga BDI’ja. Për ta realizuar, qëllimin e “Frontit..”, qeverisë së Grubi-Kovacevski, i nevojiteshin 2/3 e votave, pa të cilat s’do të ishte i suksesshëm. Prandaj, që në fillim të shpalosjes së idesë, “beteja” ishte fokusuar për t’i siguruar votat. Për fillim ishte siguruar linku, me ish-kryeministrin në arrati Gruevski, për të cilin thuhej se kontrollon disa deputetë në VMRO-DPMNE. Burimet tona thonë se linkun e kishin vu pikërishtnga “lojëtarët politikë të BDI’së”, kuptohet me qëllim që me anët të “deputetëve të Gruevskit e Mijallkovit”, të sigurohet 2/3 e votave (pra, 81 deputetë).
Linku i këtillë me Gruevskin, për të cilin kreu ‘vëmëroistë’ Mickovski, kishte frikë se do t’i përçahej partia, bëri që ky i fundit të tërbohej dhe kalonte menjëherë në aksion. Fill pas kësaj, kishte filluar beteja e ashpër me BDI-në. T’ju rikujtojë akuzat për lloj-lloj skandale në BDI, sidomos akuzat për korrupsion dhe kontratën e fshehtë rreth “Korridorit 8”.
Ndërkohë, ndërkombëtarët detyrimisht u involvuan në këtë betejë, që në dukje do të merrte përmasa dramatike dhe alarmante. Ndërkombëtarët në kontakt me Mickovskin, kishin kërkuar nga ai konstruktivitet, mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, gjë që prodhoi këtë situatën e fundit: Ping-pong përplasjesh mes VMRO-së dhe BDI-së. Pra, përplasja s’ka të bëjë aspak me spekulimet e e fundit të tipit se gjoja: “VMRO-ja nuk i don shqiptarët në qeveri”. Kjo frazë është pjellë e atyre që duan duke e akuzuar Mickovskin, kuptohet për dështimet, ta ngrisin rejtingun e partive të tyre. Pra përplasja është direkt mes VMRO-së dhe BDI-së. Por, gjithsesi jo edhe pa përzierjen e gishtrinjëve të ndërkombëtarëve.
Pse e them këtë?
Ju kujtohet se në Qeverinë Gruevski, kur filloi shumë të përflitet emrin i Mijallkovit dhe Jankullovskës lidhur me korrupsionin, përnjëhërë që të dy fluturuan nga pozitat që i kishin atëherë. Pastaj, po e njëjta ndodhi edhe në Qeverinë Zaev, kur emri i ish-kryeministrit Zaev, filloi të ndërlidhjes me disa skandale korruptive, rrjedhdimisht edhe ai u detyrua ta lëshoi pozitën e kryeministrit. Tashti bëni ndërlidhjen se cila partia po akuzohet jo vetëm për Korridorin 8, por edhe për disa afera korruptive. Dmth, ndërkombëtarët kanë ndërruar ndoshta retorikën, por jo edhe parimet. Pra, në gjithë këtë situatë vlimesh, protagonistët nga jashtë po i shohim që janë Mickovski dhe BDI-ja, por ata që “të përzënë nga qeveria” nuk duken nga jashtë, sepse janë në kancelaritë e Korit diplomatik…
Si u “stimulua Gruevski” t’i “bëjë pazar” deputetët e tij brenda VMRO?!
Për të mbërritur deri tek dyshja Gruevski-Mijallkov, për të cilët mendohet se kontrollojnë disa deputetë tbrenda VMRO-së, do të duhej të bëheshin favore, thotë burimi ynë. Me favore nënkuptohej “vjetërsimi i lëndëve që prisnin me radhë në gjykatat e superkorruptuar, të cilave u besojnë vetëm 4% e qytetarëve. Mirëfilli dihet se pikërisht gjykatësit shqiptarë (bile edhe kryetarë gjykatash) kryesisht me lidhje të fuqishme me BDI-në, kanë qenë ata që kanë rrezikuar madje edhe karrierat e tyre profesionale, vetëm për t’i realizuar favore Mihajllkovit, me anë të vjetërsimit të lëndëve. Të njëjtat burime flasin që presioni i tillë nga partia shqiptare në qeveri, është duke vazhduar edhe në Gjykatën Supreme, vetëm e vetëm që sa më shpejtë të sillen Vendime për lëndë të caktuara, që është bazë juridike që rastet e tilla më pastaj të mund të procesuohen në Gjykaten e Strazburgut.
Të gjitha këto zhvillime ose “tallje me reputacionin e institucioneve”, bëhen për t’i shpërtuar personat e lartëpërmenduar nga ligji dhe njëkohësisht për tu paraqitur qeveria aktuale Kovacevski-Grubi, si e suksesshme medemek në emër të eurointegrimeve(!). Loja bëhet në emër të integrimeve evropiane, me qëllim që mjegulla në sytë e qytetarëve të jetë më e madhe kurse “suksesi i qeverisë”, edhe më i madh se kaq!
Me një gyqësor të superkorruptuar si në Maqedoninë e Veriut, të mbushtet mendja se edhe Millosheviqin e Arkanin do t’i amnistonin dhe shpallnin heronjë. Zoti na ruajt nga Drejtësia dhe Qeveria që thirret në këtë gjyqësor.