“Do ta mirëpres hapin e Hristijan Mickoskit për pranimin e ndryshimeve kushtetuese, sepse për një kohë të gjatë kemi qenë peng i tregimeve për bullgarizimin, asimilimin, përhapjen e histerisë. Ndoshta njeriu dhe elita në VMRO-DPMNE e kanë kuptuar se kanë krijuar përçarje në krahun maqedonas”, tha deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski në “24 analiz” në TV24.
Ai shtoi se një synim strategjik, anëtarësimi në NATO, u arrit falë lidershipit të LSDM-së dhe tani është koha për anëtarësimin në BE.
“Ne si partner serioz në këtë proces të përbashkët, ku zgjatëm dorën vëllazërore për ndarjen e ministrive, shpresojmë se Mickoski do t’i qëndrojë fjalëve të tij dhe i inkurajoj krah për krah me LSDM-në që të bëjnë një hap historik”, tha Kostovski.
Deputeti shtoi se nëse të gjithë jemi vëllezër dhe motra që jetojmë në Maqedoni, është logjike që të respektojmë njëri-tjetrin dhe ta arrijmë qëllimin strategjik së bashku.