Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se kishin çliruar tre fshatra të vijës së frontit në Donetsk perëndimor, disa ditë pasi filloi kundërofensiva verore e Ukrainës.
Ushtarët ukrainas u shfaqën në video duke ngritur flamurin ukrainas mbi fshatin Blakhodatne, në jug të qytetit të Velika Novosilka, një nga akset kryesore të kundërofensive deri më tani. Ushtarët e një brigade tjetër filmuan veten me banderolën e njësisë së tyre në Neskuçne.
Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë çliruar fshatin Makarivka në rajonin e Donetsk nga pushtuesit rusë, sipas zëvendësministres së Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar.
“Vendbanimet Blakhodatne dhe Makarivka janë pushtuar”, tha ajo në një postim në Telegram, transmeton Ukrinform./Lajmi i plotë.