Ish drejtori i Policisë Financiare Arafat Muareami ka ngritur padi ndaj ish shefes së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, për siç thekson se në disa raste me paraqitjet e saj publike, edhe pse ka qenë e vetëdijshme ka vazhduar të paraqesë të dhëna të gabuara dhe të rreme, të gënjejë dhe të shpif. Në një reagim pas vendimit të Prokurorisë për hedhjen poshtë të kallëzimit ndaj Muaremit për shkak të mospasjes së bazës për vepër Penale, ish kreu i Policisë Financiare thotë se është i kënaqur që u dëshmua se nuk ka bërë kurrfarë pune joligjore, dhe as nuk ka kryer vepër penale derisa ka qenë në krye të Policisë Financiare. “Vendimet e Prokurorisë konfirmojnë se në institucionin të cilin unë e kam drejtuar nuk ka pasur parregullsi dhe punë joligjore derisa kam qenë aty. Siç kam theksuar edhe më herët, mbetem në qëndrimin se sulmi ndaj meje ishte kryekëput për shkak të qëllimeve dhe interesave të dikujt, duke e keqpërdorur në këtë mënyrë funksionin e prokurorit me qëllim që të shkaktohet dëm ndaj meje, reputacionit tim dhe Drejtorisë”, thekson Muaremi në reagimin e tij. /Alsat.mk
Data 22.04.2025
Aktuale
- Jahovski del nga paraburgimi, la mbi dy milionë euro garanci
- Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime
- Prokuroria kërkon 72 milionë denarë që Jahoski të del nga paraburgimi
- Presidentja Osmani ngushëllon familjen Gashi pas humbjes së akademikut dhe liderit të Prishtinës Salih Gashi
- Inspektorët kontrollojnë tregtarët për çmimet në faqet e internetit
- VLEN-i nuk do një partner të dytë në Qeveri
- Filipçe: Nëse bashkohemi në rrugën drejt BE-së, nuk ka pengesë që nuk mund ta tejkalojmë
- Pak kohë pas fitores, Gjesti merr vendimin e papritur – krejt paratë që ia dha “Vëllai i Madh” ia dhuron Eglit