Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Ahmeti ndër të tjera shkruan se edhe 145 vjet më pas fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë.
“Rrënjët e identitetit tonë kombëtar kanë qëndruar të paprekura falë besëlidhjeve dhe qëndresës kombëtare që bashkonin kokat e ndritura të kombit dhe pushkët e trimave për lirinë e tokave shqiptare. Sot kujtojmë me krenari një nga ato ngjarje të bashkimit kombëtar – Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878, vazhdimësinë e Besëlidhjes së Lezhës së Skenderbeut që determinoi fatin e ekzistencës sonë kombëtare në çastet vendimtare. 145 vjet më pas, fryma e kësaj lidhje dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë, udhërrëfyes i padiskutueshëm i unitetit kombëtar të së sotmes”, ka shkruar Ahmeti.