Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thirri një mbledhje urgjente të Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen për shkak të shpërthimit të digës Nova Kakhovka në jug të Ukrainës, tha në Twitter Sekretari i Këshillit, Oleksiy Danilov, i cituar nga mediat britanike.
Shembja ruse e murit të digës Nova Kakhivka është ekocid, por autoritetet kombëtare dhe rajonale po punojnë për të garantuar sigurinë e banorëve vendas”, shkroi kreu i administratës së presidentit ukrainas Andriy Yermak në rrjetin social Telegram.
Ai shtoi se aktivitetet ruse rreth digës përbëjnë gjithashtu një kërcënim për centralin bërthamor aty pranë Zaporozhye, pa dhënë detaje specifike./Lajmi i plotë.