Tri gra kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjera janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Shtip – Miladinovci, rreth gjysmë kilometër nga vendkalimi në afërsi të fshatit Kadrifakovë. Aksidenti ka ndodhur në orën 12:10 mes dy automjeteve.
Zëdhënësja e SVR Shtip, Gordana Panajotova, konfirmon se ka qenë një aksident në të cilin një vajzë 15-vjeçare nga Shkupi, një grua 62-vjeçare nga fshati Ularci i Koçanit dhe një grua 37-vjeçare nga Shkupi vdiq në vend dhe iu nënshtrua plagëve të marra në Spitalin klinik në Shtip. Jozyrtarisht bëhet fjalë për nënën, vajzën dhe gjyshen.
Për momentin nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, njëri prej të cilëve është transferuar në Shkup, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në Spitalin Klinik të Shtipit.
Ende po vazhdon këqyrja e vendit të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë rrugë është ndërprerë dhe automjetet janë devijuar përgjatë rrugës së vjetër rajonale.