Shpenzimet për jetesë në Maqedoninë e Veriut janë më shumë se gjysma më të ulëta se në Gjermani, sipas të dhënave nga Enti gjerman i statistikave. Më lirë se në Maqedoni është vetëm në Turqi.
Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të lira në Evropë dhe është mbajtësja e rekordeve për çmime të ulëta në shumë kategori, sipas të dhënave të Entit gjerman të statistikave Destatis. Staticienët gjermanë analizuan çmimet e një numri të madh produktesh dhe shërbimesh në kategori të ndryshme në 40 vende evropiane. Që nga marsi i këtij vitit, Maqedonia e Veriut është pjesërisht më e shtrenjtë se Turqia, ndërsa më e lirë se të gjitha vendet e tjera në kontinentin evropian.Në përgjithësi, në të gjitha kategoritë, çmimet në Maqedoni janë në nivelin 49% të çmimeve në Gjermani – ose anasjelltas janë për 51% më të lira. Në përgjithësi është më e lirë vetëm në Turqi ku niveli i çmimeve është 39 për qind e çmimeve gjermane.Cigaret dhe produktet e duhanit janë më të lira vetëm në Turqi. Çmimet e duhanit në Maqedoni janë pothuajse një e treta e çmimeve në shumicën e vendeve anëtare të BE-së dhe në krahasim me disa vende janë pesë herë më të lira. E njëjta gjë vlen edhe për rrobat dhe këpucët. Çmime më të lira në ato sektorë në tokën evropiane gjenden vetëm në Turqi, megjithëse çmimet në Maqedoni nuk janë larg mesatares evropiane.Për shpenzimet e telekomunikacionit më pak se qytetarët e Maqedonisë paguajnë vetëm turqit, polakët dhe rumunët. Gjashtë vende evropiane kanë pije alkoolike më të lira se Maqedonia edhe atë: Hungaria, Gjermania, Austria, Italia, Polonia dhe Rumania.Do të duhet të shpenzoni më pak për hotele dhe restorante sesa në Maqedoni nëse shkoni në Turqi, Bullgari apo Shqipëri. Megjithatë, ajo që do të paguani në Maqedoni për këto shërbime është 51 për qind më e lirë se Gjermania dhe më shumë se dy herë më pak se vendet si Zvicra, Islanda, Norvegjia apo Danimarka. Çmimet e shërbimeve hoteliere dhe restorante në Greqi, si destinacion tradicional i pushimeve për qytetarët e Maqedonisë, janë në nivelin 79% të atyre gjermane, ose saktësisht 30 për qind më të larta se ato në Maqedoninë e Veriut. Është disi më shtrenjtë në Kroaci, atje do të paguash 34 për qind më shumë për këto shërbime sesa në shtëpi. Më e lira është në Shqipëri dhe Turqi, ku do të shpenzoni 5 për qind më lirë se në Maqedoni.
MARKETING