Si pjesë e vizionit “Shekulli i Turqisë”, Turqia po kalon në një model të planifikuar të bujqësisë, njoftoi së fundmi Ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, Vahit Kirişci, ka konfirmuar se siguria dhe furnizimi i produkteve do të sigurohet përmes prodhimit të planifikuar.
Kirisci u fokusua në tre çështje kritike globale, duke theksuar kalimin në një model të planifikuar të bujqësisë.
“E para prej tyre është bujqësia dhe ushqimi, e dyta është uji dhe e treta është energjia”. Bujqësia dhe uji janë thelbësore për njerëzimin. Ne gjithashtu përballemi me sfida për sa i përket ujit dhe tokës. Prandaj, ne duhet të planifikojmë prodhimin tonë në përputhje me rrethanat.”/Lajmi i plotë.