Protestuesit në Zveçan nuk i përfillën thirrjet e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, për të lejuar kalimin e dy automjeteve të Policisë së Kosovës.Në vend të ngjarjes duket një numër i madh njerëzish – mes tyre edhe me maska.
Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.
Më herët, Rakiq tha se ua ka përcjellë dy kërkesa përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.
“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani, shkruan REL.Ndërkaq më herët, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij.
Data 06.05.2025
Aktuale
- Alexander-Arnold refuzoi ofertën për t’u bërë mbrojtësi më i paguar në botë për t’u bashkuar me Real Madridin
- Mexhiti takohet me ambasadorin austriak, Pamer
- Gara në Tiranë, Ilir Alimehmeti: PD do marrë më shumë se 12 mandate! Pas 11 majit, na ftoni të ballafaqohemi
- Arsovski: Për momentin Mickoski nuk ka presion për të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Akuzat për dënim në Greqi, BIRN: Prokuroria po e verifikon prej 1 viti rastin “Gjoka”
- Dr. Mahmut Çevik në Shkup – rreth 400 projekte arsimore janë realizuar nga TIKA në RMV
- Emisioni Tak Fak/ Inxhinieri Romeo Nazarko ‘skanon’ aksin Korçë-Ersekë: Gjurma e rrugës është ndryshuar për të trefishuar koston! Muret mbajtës pa hekur, nuk ka garanci afatgjate
- Brunei ia heq vizat Kosovës