Sipas burimeve të portalit plusinfo.mk Disa banorë të Haraçinës sërish kyçen me vetë-iniciativë në rrjet dhe shkaktojnë defekte të cilat i lënë pa rrymë edhe banorët e tjerë të fshatit. Sipas informacioneve deri tek të cilat ka ardhur plusinfo nga banorët e fshatit, një pjesë e banorëve në Haraçinë sërish i sulmojnë punëtorët e EVN dhe nuk i lejojnë të punojnë. Ata me vetë iniciativë lidhen në rrjet dhe shkaktojnë defekte të cilat i lënë pa furnizim edhe banorët e tjerë të cilët dëshirojnë që të punohet, që përfundimisht problemi me rrymën t’i takojë së kaluarës. Defekt i tillë ka ndodhur pikërisht sot. Jozyrtarisht personat F.A., A.M., A.Q. dhe të tjerë, nuk lejojnë që të u vendosen orëmatës dhe ju kanosen punonjësve të EVN, me qëllim që të mund të vazhdojnë me mënyrën e vjetër të funksionimit dhe vjedhjeve. Vitin e kaluar në Haraçinë u mbajt takim me përfaqësues të Qeverisë të cilët së bashku me përfaqësues të Komunës ranë dakord me banorët e fshatit që të hapet një faqe e re dhe të përmirësohet imazhi i fshatit. Megjithatë, siç duket të gjithë mundin e Qeverisë disa banorë e shumëzojnë me zero – thotë burimi i portalit plusinfo. Projekti i EVN për rikonstruim të rrjetit me çka banorëve të Haraçinës do të u mundësohet furnizim stabil me energji elektrike, filloi me realizim në fund të muajit gusht të vitit të kaluar dhe akoma është në zhvillim e sipër.
Data 06.02.2026
Aktuale
- Sali: VLEN mbështet kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe
- Sërish përmbytje në Durrës, ironizon Jola Hysaj: Ranë disa pika shiu dhe unë sërish u ndjeva në hall! Mendja më rri prapë aty… sa shtëpi do jenë sërish në hall
- “Safe City” së shpejti edhe në Strugë e Ohër
- Aliu: Vazhdojnë angazhimet për forcimin e kapaciteteve infrastrukturore në shëndetësinë publike
- Në BE shumica jetojnë në shtëpi të veta, në Maqedoni pothuajse të gjithë!
- Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve për janar 2026
- Trajanov kërkon ndalimin e prodhimit të marijuanës për qëllime mjekësore
- Filloi pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve në RMV


