Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe. Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur sot në Kragujevc, Vuçiq e propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në postin e kryetarit të kësaj partie. Vuçiq më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë dhe se nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Gjatë fjalimit në mbledhjen partiake, Vuçiq po ashtu foli për situatën në Kosovë, të cilën e quajti të vështirë. “Synimi i shteteve perendimore është që të dalin me një deklaratë kundër autoriteteve në Kosovë për të na kënaqur neve, por me çfarë të jemi të kënaqur, me realitetin e ri, që është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare. Rezistenca e popullit serb në Kosovë do të jetë më e fortë, shpresoj përmes mjeteve paqësore”, tha Vuçiq. /Alsat.mk
Data 09.05.2025
Aktuale
- Të dielën regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
- Zgjedhjet e 11 majit, zyrat e shpërndarjes së kartave të ID do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë
- Mucunski: Nevojitet armëpushim i menjëhershëm në luftën në Ukrainë
- (VIDEO) 21-vjeçari nga Turqia, i dyshuar si autor i vrasjes së mbrëmshme në Shtip
- (VIDEO) Mungesa e pastërtisë në Shkup, nga akuadukti i mbytur me mbeturina nis fushata e pastrimit
- (VIDEO) LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi
- Fetai priti një delegacion të Partneritetit për qeverisje të hapur
- SOKOLI: E vërteta për rastin e Kumanovës, kush e organizoi?