Është e papranueshme të përdoret shqetësimi për të drejtat elementare të një komuniteti të caktuar si arsyetim për sulme të pabaza ndaj një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, reagon MPJ bullgare pas fjalimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Këshillin e Sigurimit.
Ata thonë se çdo analogji me vuajtjet e popullit ukrainas në luftën aktuale të pajustifikuar të Rusisë është cinike dhe e papranueshme.
“Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria i ka hapur plotësisht negociatat e anëtarësimit dhe shpejtësia me të cilën do të përparojë varet vetëm nga progresi i saj në procesin e reformave.
Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje autoriteteve në Shkup që të tregojnë guxim politik dhe të fillojnë të përmbushin obligimet që kanë marrë para të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të përfunduar fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim. Përgjegjësia për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut është në duart e saj”, thuhet në reagimin e MPJ-së bullgare.