Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit bëjnë të ditur se gjykata pa shqiptuar masën e paraburgimit ndaj 14 personave nga aksioni i djeshëm policor në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë.
Nga Prokuroria shtojnë se njërit prej 15 të arrestuarve i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ndërsa vazhdon kërkimi ndaj 3 të tjerëve.
“Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup mbrëmë vonë për 14 të dyshuar kanë pranuar propozimet e Prokurorisë dhe me aktvendim kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për njërin, për shkak të gjendjes shëndetësore është caktuar masa arrest shtëpiak. Sot do të caktohet masa e paraburgimit për tre personat e pakapshëm për organet e rendit, vendim që do të hyjë në fuqi në momentin e gjetjes së tyre”, thonë nga Prokuroria.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Mickoski thotë se janë identifikuar rreth 20 persona për zjarrvëniet, por MPB nuk jep detaje
- Korrupsioni në burgun e Lushnjës/ Pezullohen nga detyra drejtori dhe nëndrejtori, përjashtohet edhe një efektiv
- Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë
- VLEN: BDI po e shet Strugën te Levica, më 19 tetor vjen çlirimi me votën për Qyrën
- Këmbimi valutor 17 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- VLEN: BDI për pushtet, gati ta shesë Strugën tek Levica, por më 19 tetor Qyra do ta çlirojë me votën e qytetarëve
- A është e vërtetë që Hekuran Murati ka lidhje me spiunimin?