“Kjo nuk është vetëm çështje e raporteve Bullgari – RMV, por çështje e të drejtave të njeriut dhe vlerave. Duhet ta dini historinë. Është disiplinë e përjetshme. Goce Dellçevi disa herë është deklaruar si Bullgar” – tha Aleksandar Jordanov, eurodeputet bullgar.
Deklarata e këtillë ka revoltuar deputetët e Maqedonisë së Veriut. Sonja Mirakovska që ka udhëhequr Komitetin e Përzier, sic percjell KlanM, qëndrimin e këtillë e ka quajtur joshembullor.
“Shumë deklarata të politikanëve bullgar nuk ndihmojnë t`i bëjmë ndryshimet kushtetuese. Askush s`mund të na akuzojë për diskriminim të pakicave etnike. Unë shpresoj se të gjithë maqedonasit në të gjitha vendet do ta kenë të drejtën e tyre për vetëvendosje” – tha Sonja Mirakovska, bashkëkryesuese e KPP.
Ka reaguar edhe Aleksandar Nikolovski nga VMRO-DPMNE.
“Asnjë vend nuk ka qenë i kushtëzuar me dikata të këtillë që të pranohet intepretimi i njëanshëm i historisë që rezultoi që 85% e Maqedonasve të jenë kundër propozimit francez që mundësoi një pozitë të këtillë në negociatat me Bullgarinë. Politika e këtillë e Sofjes prodhon vetëm kundërefekte, pasi askush nuk dëshiron të nënçmohet” – tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.
Komiteti i Përzier, sic njofton KlanM, do të diskutojë edhe për masat për ballafaqim me ndotjen dhe krizën energjetike, pas çka pritet miratimi i rekomandimeve dhe Raporti për Dialogun Zhan Mone. /KlanMacedonia/