Krenohem nga histori kaq të bukura biznesi që paraqesin frymëzim dhe motivim për të gjitha gratë ndërmarrëse në vendin tonë, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës së tij të punës në Kavadar, së bashku me drejtoreshën e DAP-it Sanja Llukarevska, ku kanë vizituar tre kompani, duke përfshirë dhe “Eko-grup” pronare e së cilës është grua.
Bytyqi ka sqaruar se “Eko-grup” është një kompani relativisht e re që fillimet e saj i ka në vitin 2017, ndërsa përmes biznesit të saj të zgjuar dhe adoptimit të praktikave më moderne të biznesit, siç tha ai, arrin të pushtojë edhe tregjet ndërkombëtare.
Ai kujtoi se kompania merret me përpunimin dhe konservimin e frutave dhe perimeve, vegane dhe organike të certifikuara, sipas rregullores së BE-së, me një nivel të lartë të vlerës së shtuar, në një mekanizëm prej mbi 70 produktesh unike organike. Sot ato mund të gjenden në tregjet e Bullgarisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Zvicrës. Lëndët e para janë kryesisht me origjinë nga Maqedonia, me çka kjo kompani ofron mbështetje edhe për prodhuesit vendor, gjë që sjell mundësi më të mëdha për punësim, rritje të të ardhurave dhe mjedis më të qëndrueshëm ekonomik.
Advertisements
“Kompania që është në portofolin tim të investimeve, në vitin 2021 filloi një cikël investimi pesëvjeçar në fushën e mbështetjes për rritjen e investimeve kapitale dhe të ardhurave dhe mbështetjen për rritjen e konkurrencës në treg. Tregu i ushqimeve organike është zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit dhe pritet të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme. Investimi në produkte ushqimore organike mund të ofrojë një mundësi për investitorët, përfitojnë nga kjo markë dhe sigurisht për qytetarët tanë mundësi të reja punësimi, natyrisht dhe një cilësi më të mirë jetese”, tha Bytyqi.
Në përgjigjen e pyetjes së MIA-s, tha se kompanitë mbështetëse janë në kërkim të një ambienti të parashikueshëm të biznesit për të investuar.
Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, tha se si administratë tatimore po ndërtojnë marrëdhënie partneriteti me kompanitë.
“Sot jemi në vizitë të tre kompanive, tre tatimpagues të disiplinuar. Kemi dëgjuar vërtetë shumë histori të suksesshme dhe të bukura, kështu që të vazhdojnë edhe në të ardhmen. U japim erë në kurriz të gjithë atyre që respektojnë dispozitat ligjore nga njëra anë, dhe nga ana tjetër kontribuojnë në zhvillimin e prodhimit vendor, mundësojnë zhvillimin e gjithçkaje që do të thotë mbushje e buxhetit. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen duke u dhënë mundësi dhe promovim të gjitha kompanive të tilla, të cilat vërtet dallohen me rezultate dhe suksese të veçanta”, theksoi Llukarevska.
“Eko – grup” është në pronësi të Anica Andreeva.
“Për ne si kompani, sidomos në këto periudha të trazuara për ne ka domethënie çdo ndihmë. Ndihma për një kompani do të thotë shumë dhe është e mirëseardhur në çdo investim në planin e progresit, në mundësinë e zhvillimit të teknologjive të reja të prodhimit”, tha Andreeva.