Shoqata “Man and Mountain”, administrata e Komunës së Gostivarit, ndërmarrjet publike, shkollat e mesme komunale dhe Kryqi i Kuq i Gostivarit, organizuan së bashku aktivitetin ekologjik “Pastrim gjeneral në fundjavë”.
Mbeturinat e grumbulluara gjatë aksionit do të menaxhohen nga ndërmarrjet komunale dhe të njëjtat do të selektohen dhe riciklohen në mënyrë adekuate. Ky aksion kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes mbi higjenën publike dhe mbeturinat të hidhen atje ku e kanë vendin e tyre. Gjithashtu në kuadër të aksionit, mbollëm edhe disa pemë dekorative.
Komuna e Gostivarit është një nga komunat e cila në vazhdimësi kujdeset për ambient të pastër, për çka në të gjithë qytetin kemi realizuar projekte dhe aktivitete të ndryshme.