Partitë më të vogla politike po e aktualizojnë kërkesën e tyre për ndryshimin e modelit zgjedhorë me 1 Njësi zgjedhore, lista të hapura dhe pa prag zgjedhor. Pohojnë se për këtë kanë pajtueshmëri nga VMRO-DPMNE, por jo edhe nga pushteti. Nga BDI thonë se për këtë nevojitet konsensus i gjerë politik, ndërsa thonë se propozimi i tyre është një njësi zgjedhore dhe lista të hapura por me prag zgjedhor prej 5%. Në lidhje me ndryshimet për Kodin zgjedhor debaton grupi i punës që mbajti takimin e parë, ku u theksua se prioritet janë rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa ndryshimet në modelin zgjedhorë janë në plan të dytë.
“Mendojmë se Maqedonia duhet të ketë një njësi zgjedhore për shkak se në atë mënyrë do të demontohet monopoli i dy partive politike që qeverisin. Këtë proces e bllokon BDI, ose LSDM thirret në BDI duke kërkuar konsensus të përgjithshëm. Për cilën çështje në shtet do të pajtohen të gjitha partitë? Vazhdimisht dikush është kundër, por nuk mund që BDI edhe më tej t’i diktojë zgjidhjet sistematike në shtet dhe ta bllokojë procesin e demokracisë.”- deklaroi Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.
“BDI në grupin e punës do të propozojë një njësi zgjedhore me prag prej 5% dhe me lista të hapura. Shpresoj se disa parti politike që paralajmëruan se do të përkrahin një propozim të tillë, këtë do ta bëjnë edhe në suazë të grupit të punës edhe në Kuvend dhe nuk do të jenë kundër listave të hapura.”- pohoi Arbër Ademi, koordinator i BDI-së.