Të gjithë sytë nga qielli, ja kur do të ndodhë eklipsi hënor.
Eklipsi penumbral i Hënës do të ndodhë sot, 5 maj 2023.
Eklipsi do të arrijë kulmin rreth orës 19:22 me orën tonë, kur Hëna të largohet nga hija e Tokës.
Një eklips penumbral ndodh kur hëna kalon përmes pjesës së jashtme të hijes së Tokës. Gjatë eklipsit, Hëna errësohet pak, por jo plotësisht si në një eklips total.
Sipas “Time and Date”, eklipsi hënor do të jetë i dukshëm në Afrikë, Azi, Australi dhe në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, përfshirë dhe Shqipërinë.
Eklipsi i majit do të jetë i pari nga dy që presim për vitin 2023. Eklipsi tjetër hënor do të ndodhë më 28 tetor 2023 dhe do të jetë një eklips i pjesshëm që do të jetë i dukshëm kryesisht në Afrikë, Evropë dhe Azi.