Një fëmijë i moshës tetë vjeçare është përdhunuar nga dy të mitur, të cilët, ngjarjen e kanë incizuar me telefon dhe më pas incizimin e kanë shpërndarë me shokët e tyre.
Policia ka qenë e informuar për rastin që ka ndodhur para dhjetë ditëve, pasi nëna e fëmijës së dhunuar rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar.
Pas pranimit të denoncimit, pjesëtarë të MPB-së, kanë kryer bisedë zyrtare me të miturit të cilët janë të moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe me prindërit e tyre, e kanë dokumentuar rastin dhe kanë ngritur kallëzim adekuat.
Siç njoftoi televizioni Telma, duke u thirrur në burime brenda hetimit, për shkak se të dy të dyshuarit janë më të ri se 14 vjeç, kundër tyre nuk mund të ketë procedurë penale, por për rastin vepron Qendra për Punë Sociale.
Zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale kanë biseduar me dy të miturit dhe janë dakorduar që të punojnë me fëmijët dhe prindërit e tyre. /SHENJA/
Data 20.12.2025
Aktuale
- Detaje/ 20-vjeçarja nga Indonezia u arrestua pasi braktisi foshnjen pas lindjes, punonte në Shqipëri si pastruese në lokal (EMRI)
- Presidentja e Maqedonisë së Veriut falënderon TIKA-n për mbështetjen ndaj vendit të saj
- Jankulloski: Borxhi publik do të rritet në 10,2 miliardë euro këtë vit
- Thaçi: PDSH do të jetë derë e hapur edhe për anëtarët e partive të tjera
- Arbër Ademi emërohet Sekretar i Përgjithshëm, votohen edhe 5 nënkryetarët
- Pritjet e bashkatdhetarëve në kufirin e Kroacisë, Sveçla bisedon me homologun Bozinoviq!
- Dyshohet për vrasjen e foshnjës, ndalohet 20-vjeçarja e huaj në Tiranë
- LSDM dhe VMRO përplasen për ajrin e ndotur

