Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në fokus të bisedës mes Ahmetit dhe presidentes Osmani ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektiva europane, marrëveshja e arritur me Serbinë si dhe situata në rajon.
Duke e përgëzuar për procesin e liberalizimit të vizave si një hap shumë i rëndësishëm i Kosovës, Ahmeti dhe Osmani kanë theksuar se në këto çaste vendimtare për të ardhmen europiane të të dy vendeve, është me rëndësi përforcimi i bashkëpunimin dhe konsolidimit të veprimeve deri në finalizimin e qëllimeve.
Procesi i ndryshimeve kushtetuese është cilësuar si i domosdoshëm për rrugën europiane të cilën e ka nisur Republika e Maqedonisë së Veriut, ku kryetari Ahmeti e ka informuar presidenten Osmani mbi iniciativën e fundit ku të përfshirë janë të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë në vend.
Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës bashkë duhet të përshpejtojë hapin drejt Europës, si alternativë e vetme për mbarë rajonin e Ballkanit Perendimor.
Ahmeti ka shprehur qëndrimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të dialogut dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Data 05.01.2026
Aktuale
- Trump publikon listën: 33% e familjeve nga Maqedonia në SHBA janë përfituese të ndihmës sociale
- Ali Ahmeti sot ka ditëlindjen: Ja sa vjeç mbush
- Java e ardhshme me temperatura më të larta dhe reshje shiu
- Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 60-vjeçari pas përplasjes në rrugën e re të Portit
- Albin Kurti flet për formimin e qeverisë
- Struga e nis vitin me kaos në parking – zgjidhja e premtuar ende larg
- (VIDEO) Mickoski: Disa shtet heshtën kur përbuzej shtetësia dhe identiteti maqedonas
- (VIDEO) Sistemi i kamerave “Qyteti i Sigurt” do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit


