Grupi i punës për përgatitjen e propozimit për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës së RMV mbajti seancë konstituive. Anëtarët njëzëri zgjodhën kryetarin dhe nënkryetarin e grupit të punës që janë nga sfera e ekspertëve. Kryetare u zgjodh Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa nënkryetar u zgjodh Bajram Pollozhani, ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i të drejtës kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila angazhoi Ministrinë e Drejtësisë për të formuar grup pune. Grupi i punës ka për detyrë që të përgatiti propozimin për nevojë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Pas përgatitjes, propozimi do të dorëzohet në Qeveri e cila do të parashtrojë nismë në Kuvend. Propozimi do të kalojë të gjithë trupat e punës në suaza të Kuvendit. Grupi i punës ka 23 anëtarë prej të cilëve 10 janë ekspertë, 10 me propozime të partive politike dhe 3 anëtarë nga institucionet, Kabineti i presidentit, MPJ dhe Sekretariatit për çështje europiane.
Data 15.01.2025
Aktuale
- Deanoski: Çdo përpjekje e Qeverisë apo partive politike që të dëshmojnë se ka politikë në protesta apo në punën e Sindikatës do të jetë e kotë
- Kurti thotë se vazhdon beteja për drejtësi për viktimat e Reçakut
- Kërkoi tërheqjen nga gjykimi i çështjes ndaj Berishës dhe Malltezit, Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Marsida Xhaferllarit
- Eurointegrimet! Mucunski optimist: 2025-ta viti i nisjes së negociatave me BE-në!
- ASH: Ironizimi me tragjedinë e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, provokim i rëndë që duhet të ndëshkohet
- BDI: Sa herë që VMRO- DPMNE dhe oligarkia e tyre bërtet “BDI është kriminele”, është një sinjal i qartë – një shkelje e re e shqiptarëve po përgatitet!
- Detaje nga vrasja e të moshuarit, viktima u gjet i pajetë pranë gurëve në oborrin e banesës nga fqinji i tij! Ç’deklaruan familjarët
- Gjendet e vdekur shkupjania 43 vjeçare