Ndryshimet dhe zhvillimet shoqërore që kanë ndodhur kanë bërë që shkenca, teknologjia dhe informatika të arrijnë ndoshta piedestalet më të larta të shoqërisë.
Në ditët e sotme është e pamundur të shohësh shoqëri dhe kultura pa teknologjitë më të fundit.
Gjithashtu, përdorimi i teknologjive të reja të informacionit nga të rinjtë, më saktë nga fëmijët, është rritur ndjeshëm.
Kalimi i orëve para ekraneve dhe formave të tjera të teknologjisë ndikon shumë keq në shëndetin mendor të fëmijëve, duke i bërë ata pasivë dhe duke shkaktuar mjaft shqetësime edhe në fusha të tjera.
Telefonat celularë janë një teknologji që tashmë është pjesë e përditshmërisë sonë, edhe për një pjesë të madhe të fëmijëve. Ndikimi mund të jetë i mirë në shumë aspekte, por ka edhe dobësi të tjera./Lajmi i plotë.