Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.Ai i ka përmendur me nderim policët dhe zyrtarët e zgjedhjeve që u siguruan për mbarëvajtjen e procesit, mirëpo adresoi po ashtu edhe raportimet për kërcënime dhe presion ndaj disa serbëve për të mos marrë pjesë në proces zgjedhor.“E mirëpres që zgjedhjet në komunat veriore dje u mbajtën sigurt dhe pa ndonjë incident të madh. Do të doja t’i nderoja zyrtarët e zgjedhjeve & policinë që e bënë këtë të mundur. Më vjen keq për mungesën e partive politike serbe dhe zgjedhjes për serbët në procesin zgjedhor”, ka shkruar Abbotti në Twitter.“Raportimet për presion dhe kërcënimeve në disa raste për mospjesëmarrje ishin thellësisht shqetësuese. Pres progres në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore”.
Data 13.12.2025
Aktuale
- GJK pezulloi vendimin e GJKKO për Ballukun, Erisa Xhixho: Rikthimi në detyrë absurditet! Kjo zonjë e gjithëpushtetshme mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat
- Djali i Azem Hajdarit kujton vitet e fëmijërisë: Berisha më merrte në prehër, ja çfarë më tregonte për babin!
- Media në SHBA: Departamenti Amerikan i Shtetit hesht teksa Shqipëria rikthen në detyrë zv.kryeministren e akuzuar për korrupsion
- “Drejtuesit e PD-së përgjegjës për situatën”- U akuzua në mbledhje se ka kërkuar firmat e deputetëve për Endri Shabanin, Salianji me ironi: Edhe luftërat punike unë i kam zhvilluar
- Sheqerinska: Rusia po realizon operacione hibride per destabilizimin e rajonit
- MPB jep detaje për rrahjen ndërmjet nxënësve në shkollën fillore “Dituria” në Saraj
- (VIDEO) VMRO: Në vitin 2018 Qeveria Zaev ishte e gatshme të pranojë migrantë
- Debati me Ervin Salianjin në Mbledhjen e Kryesisë së PD-së, flet Flamur Noka: Dorëheqja ime apo dikujt tjetër këtu qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij


