Dhjetëra policë të Burgut të Idrizovës në Shkup, si mëson jozyrtarisht Alsat kërkojnë pushime mjekësore ose dorëheqje nga vendi i punës, për shkak se ndjehen të pasigurt për veten dhe për familjarët e tyre. Disa nga policët siç bëhet e ditur në rrugë jozyrtare madje janë të kërcënuar dhe ndjehen të pambrojtur andaj nuk dëshirojnë të vazhdojnë me punë. Alsat kërkoi qëndrim nga drejtoria e burgut, por si drejtori Zoran Jovanovski ashtu edhe zëvendësdrejtori Femi Jonuzi nuk u përgjigjen thirrjeve për ankesat e vazhdueshme të policëve të burgjeve se ndjehen të rrezikuar. Drejtori i Sanksioneve Jovica Stojanoviq tha se nuk ka informata për një gjë të këtillë. Alsat, po ashtu, mëson jozyrtarisht se mungon edhe komunikimi i institucioneve përkatëse, respektivisht komunikim mes drejtorit të sanksioneve Stankoviq dhe ministrit të drejtësisë Krenar Lloga. Sipas burime të Alsat, për më shumë arsye, një javë më parë ministri ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stankoviq, i cili konsiderohet edhe burim i problemeve në burgje. /Alsat.mk
Data 09.04.2025
Aktuale
- BDI: Mbi 50 qytetarë nga Çairi, Saraji dhe Shkupi na u bashkëngjitën, reagon VLEN: Janë të punësuar në Ndërmarrjet Publike aty ku BDI është në pushtet me Arsovskën dhe Levicën
- Pasi Blero na prezantoi me të dashurën e tij, reagon Afrona në atë mënyrë që askush s’e priste
- Hackerat e mistershëm vjedhin të dhënat e 100 rregullatorëve bankarë në SHBA
- Qeveria: Do të pranohet çdo marrëveshje për pagën minimale mes sindikatave dhe punëdhënësve
- Quni tregon për Betejën e Koshares: Besimi i patundshëm në presidentin Rugova
- “Arnimet” e pjesshme te ‘Kisha e Shënkollit’ në Voskopojë, institucionet për “Tak Fak”: S’dimë ç’të themi, çatia pikon
- Kim Mehmeti: Serbisë i konvenon një qeveri e dobët në Kosovë
- Për ditëlindje Xhensila pranon dhuratën e veçantë nga personi i zemrës