Ndonëse nuk ka dyshim për rëndësinë e ndërtimit të një hekurudhe të shpejtë përgjatë Korridorit 10, kreu i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastrukturë mendon se në këto rrethana ekonomike një sipërmarrje investuese e këtij lloji mund të bëhet realitet por më vonë.
Pas njoftimit se Serbia dhe Hungaria do t’i dërgojnë ftesë Maqedonisë për t’iu bashkuar një projekti të tillë, drejtori Hari Lokvenec tha në një intervistë për Lokalno: “Iniciativa e Hekurudhave Serbe dhe Hungarisë për të ndërtuar një hekurudhë të shpejtë në të gjithë gjatësinë e korridorit 10 tingëllon tërheqëse, por për mendimin tim duhet të zbatohet sipas shembullit të Kroacisë dhe ndërtimit të urës së Peljeshkut, pas hyrjes së plotë në Bashkimin Evropian dhe mbulimit 85% të investimit nga fondet evropiane”.
Sa i përket aktiviteteve të Infrastrukturës në terren, ndërtimi i hekurudhës me Bullgarinë po punohet me dinamikën e parashikuar dhe sipas Lokvenecit, pritjet janë reale që dy fazat e para të përfundojnë brenda afatit të caktuar./Lajmi i plotë.