Në lidhje me dyshimet se gjatë importit të produkteve bujqësore janë bashkangjitur fatura të rreme Drejtoria e Doganave kërkon të dhëna shtesë nga Doganat në Greqi, Serbi, Turqi, Shqipëri, përkatësisht nga vendet që janë eksportuar produktet. Sipas kumtesës së Doganave posa të merren përgjigjet nga rajoni, nëse vërtetohet dyshimi se janë dorëzuar fatura të rrejshme gjatë zbatimit të procedurës së importit, Dogana do të ngrejë procedurë për mbledhjen shtesë të detyrimeve të shmangura, si dhe procedurë për konstatimin e kundërvajtjes ose përgjegjësi penale, në varësi të sasisë së akuzave të shmangura. Nëse konstatohet se nëpunësit doganor nuk kanë vepruar në përputhje me rregulloret ligjore dhe aktet e brendshme të Drejtorisë, do të ndërmerren masa përkatëse për përcaktimin e përgjegjësisë. /
Data 06.07.2025
Aktuale
- Kujtova se hapet pishina, ata kishin bë parti?!
- Shqiptarët përbëjnë mbi 36% të lindjeve në Maqedoninë e Veriut
- MSH: Ka përfunduar faza e parë e rehabilitimit për 45 të lënduar në “Puls”
- Ndryshime në burgun e Drenovës pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Pas shkarkimit të Fatjon Fashos, emërohet drejtori i ri
- Përplasen dy automjete, shkak parakalim i gabuar, dy të plagosura! Njëra në gjendje të rëndë
- Situata në landfillin e Elbasanit! Reagon Bashkia: 95% e zjarrit është shuar, pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra
- Mucunski: Eksporti i Maqedonisë a shënuar rritje, ky është bilanc stabil dhe pozitiv
- (VIDEO) Mickoski bëhet pishman, nuk do të ketë tatim shtesë për beqarët