Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka paralajmëruar që përkatësia etnike do të jetë edhe në certifikatat e lindjme si dhe ndryshime në ligjin për personat e paevidentuar në librat amë. Kjo zgjidhje sipas tij, vjen pas takimit që pati në ditët e para të detyrës me Qenan Aliun, ish kryetar i Zhelinës dhe analist i njohur politik, i cili e ka iniciuar këtë çeshtje.
“Së shpejti do të vendosim udhëzim që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për mos keqpërdorim gjatë punësimeve. Kemi patur takime edhe me drejtorin e librave amë dhe së shpejti do të fillojnë të dalin certifikatat në të cilat do të përfshihet përkatësia etnike. Ndërkaq, sot u rrumbullaksua edhe zgjidhja ligjore për personat e paevidentuar në librat amë, aktivitet që po bashkërendohet me Kuvendin e RMV-së, OSBE, UNHCR, Këshillin e Evropës dhe sektorin joqeveritar”, thuhet në njoftimin e Llogës.
Data 26.12.2025
Aktuale
- Bejta: Një karrige të këshilltarit e kanë llogaritur afër 10 mijë euro
- Projekte infrastrukturore madhore, Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin
- BDI emëron tre kryetarë të rinj degësh në kuadër të riorganizimit partiak
- Takim Nikolloski-Ulusoy: Kemi potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik Maqedoni e Veriut-Turqi
- Bejta: Valbon Limani nuk është për kryetar, ka mentor të keq
- Limani: Vila rezidenciale e Bejtës në fshatin e tij kushton mbi 1 milionë euro
- ASH-Sela nesër mbledh kuvendin e pestë në Shkup
- Interkonektori 400 kV Manastir-Elbasan! MEPSO rifillon projektin strategjik, përzgjidhet kontraktori për ndërtim


