Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera më të vogla duhet të futen në preambulën e aktit më të lartë ligjor në vend, mbledhjen e parë do ta ketë pas festave të Pashkëve dhe do të fillojë formulimin e propozimet për amendamentet për të cilat më pas do të hapet një diskutim publik, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Në Grupin e Punës tashmë janë propozuar zyrtarisht 13 anëtarë, të cilëve duhet t’u bashkohen edhe ekspertë.
Kjo përbërje do të duhet të punojë pa asnjë përfaqësues të opozitës, as nga blloku maqedonas dhe as nga ai shqiptar, sepse as VMRO-DPMNE e as dy partitë opozitare Alternativa dhe Besa nuk kanë propozuar përfaqësues të tyre në grupin punues. Ndryshe nga herët tjera, kur kërkonte medoemos zgjedhje të parakohshme, tani lideri i opozitës maqedonase, Mickoski, fare nuk dëshiron të komentojë mbi këtë çështje.
“Nuk kam koment, e kam thënë komentin tim. Kjo temë është e mbyllur dhe nuk kam çfarë të komentoj më shumë.”, – theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.