Programi IPARD 3 (2021-2027), i cili pritet të nisë së shpejti, siguron akses në fondet e Bashkimit Evropian të destinuara për asistencë financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Në Thirrjen e fundit publike nga programi IPARD 2, u dëshmua se ka një interes të madh për masën 7 Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve.
Kjo masë do të përfaqësohet edhe në programin e ri IPARD 3 (2021-2027), i cili hap mundësi për investime të reja në disa sektorë prioritarë, dhe një prej tyre është bujqësia alternative, e cila ofron mundësinë për të bërë investime në fermat e peshkut për ujërat e ëmbla për prodhimin e peshkut./Lajmi i plotë.