Nisma “Ballkani i Hapur” jo vetëm që përshpejton integrimin tonë europian, por krijon kushte që së bashku me vendet e rajonit të zbatojmë praktikisht një pjesë të standardeve europiane, si një përgatitje për atë që do të ndodhë pas hyrjes sonë në BE me të gjithë vendet anëtare, thotë Marjan Zabërçanec, koordinator kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe për nismat rajonale, në një intervistë për “Lokalno”.
Ai thekson se me ardhjen e Jakov Milatoviqit në presidencën në Mal të Zi, rrymat politike sigurojnë që ai vend të ketë edhe kryeministër edhe president, të cilët janë përkrahës të fuqishëm të anëtarësimit në Ballkanin e Hapur.
– “Open Ballkan” ka një politikë të dyerve të hapura në vazhdimësi për tre vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vendet e tjera anëtare të BE-së nga rajoni. Një Ballkan i hapur është krijuar për hir të qytetarëve, jo për hir të politikanëve” shprehet decid Zabërçanec./Intervista e plotë.