Qidra banorë të fshatit Çërçec protestuan para objeketit të EVN në “Gjorçe Petrov”, për shkak se nuk kanë patur rrymë tre ditë, ndërsa më pas e vazhduan protestën me bllokimin e rrugës Gjorçe-Saraj.
Ndërkohë, në protesta u bashkangjit edhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Saliu, i cili kontriboi dukshëm në arritjen e marrëveshjes për lëshimin e rrymës në fshatin në Gërçec, për çka e kanë falenderuar banorët.
“Është e vërtetë se protestat tona dhanë rezultatin më të madh, por edhe pas shum perpjekjeve të deputetit të Aleancës për Shiptarët, Abdulla Saliu, u lëshua rryma në fshatin Gërçec – falemenderit deputet” – kanë thënë disa nga banorët.