Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të mbarojë ky shekull, thonë shkencëtarët.
Ekspertët shprehen se të jetosh mbi 120 mund të bëhet normë, me kufirin e jetëgjatësisë “ende larg”.
Kardiologu Taulant Gishto tha për “Euronews Albania” se nga statistikat ka rezultuar se 60 për qind e atyre që kanë thyer disa herë kufijtë e moshës kanë qenë duhanpirës.
“Duhet të jemi optimistë se në të ardhmen mund të ketë më shumë jetëgjatësi. Çështja është a lidhet ajo me gjenet tona apo me stilin e jetesës.
Studimet, në mënyrë kontradiktore treguan se individët që jetuan më gjatë nuk ishin puritanë, 60 për qind e tyre ishin duhanpirës gjatë jetës, 35 për qind e tyre ishin obezë.
Pra, ata nuk ishin individët më puritanë, por jetonin më gjatë. Ndaj u zbulua se komponenti gjenetik ishte më vendimtar në këtë pjesë”, tha kardiologu.