Ekipi monitorues i CIVIL-it, i cili monitoron vazhdimisht dezinformatat dhe propagandën në media dhe në rrjetet sociale, ka vërejtur se përdoren të njëjtat profile që janë vazhdimisht në aksion për postime me qëllime të ndryshme – kurse në postimet e statuseve komentojnë në vazhdimës qe disa vite më radhë. Gjithçka mund të gjendet në postimet dhe komentet e tyre: gënjeshtra të plota, manipulime, dezinformata, shpifje, mesazhe propagandistike, teori konspirative, gjuhë urrejtjeje mbi baza etnike, fetare, racore, gjinore dhe politike…
Ngacmuesit në internet shprehin hapur admirimin për krimet e luftës dhe angazhohen në glorifikimin e pafund të kriminelëve dhe kriminelëve të luftës.
Përdoren mallkime dhe shprehje tejet vulgare.
Ata lëshojnë rregullisht kërcënime për ekzekutim dhe thirrje për dhunë dhe luftë./Lajmi i plotë.