Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se Komisioni për mbikëqyrje për rastin e trajtimit të pacientes 6-vjeçare Jana Hristova në Spitalin klinik të Manastirit, ka konfirmuar se janë marrë të gjithë hapat e nevojshëm për mjekimin e pacientes. Nga MSH thonë se Komisioni ka konstatuar se ka të dhëna se pacientja është infektuar me Covid gjashtë muaj më parë. Shtohet se raporti i plotë i Komisionit do të dorëzohet në Prokurori. Më herët, pas inspektimit të jashtëzakonshëm në Spitalin e Manastirit, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor njoftoi se nuk janë konstatuar mangësi në trajtimin mjekësor të vajzës gjashtëvjeçare.
“Nga Anamneza (të dhëna për gjendjen shëndetësore të pacientit) ka të dhënë se ka qenë e infektuar me Kovid para 6 muajve. Pas analizave laboratorike, u tregua një reaksion inflamator muskulor me vlera të ngritura të kreatinë-kinazës dhe kreatinë-kinazës MB, në kuadër të një infeksioni viral që ka prekur edhe muskulin e zemrës me një vlerë të ngritur të enzimës kardiake-troponin.”- deklaroi Komisioni për Mbikëqyrje.