Këshilli i Qytetit të Shkupit dje për të dytën herë e ka bllokuar propozimin e kryetares së komunës Danella Arsovska për huamarrje afatgjate vendore për blerjen e autobusëve eko.
Këshilltarët e Qytetit të Shkupit të cilët nuk e kanë përkrahur propozimin thonë se nuk kanë marrë informata të mjaftueshme për mënyrën e prokurimit.
Kabineti i Arsovskës përmes një komunikate me shkrim shpreh keqardhjen për, siç thonë ata, vendimin e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së që edhe një herë i kënaqën kryetarët e partive kështu duke punuar së bashku në dëm të Shkupit.