Pasditen e sotme përfaqësuesit e sindikatave të shëndetësisë kanë arritur marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për kërkesat e tyre.
Është rënë dakord që të gjithë infermierët të kenë rritje prej tre mijë denarë dhe për të gjithë punëtorët tjerë të shëndetësisë dy mijë denarë. Rritja do të jetë me pagën e marsit. Këtë e theksoi Predrag Serafimovski, nënkryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ai shtoi se pritet nënshkrimi i aneksit të kontratës kolektive.
Më herët është mbajtur një protestë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Sindikatat kanë kërcënuar me grevë të përgjithshme në shëndetin publik nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Data 22.12.2025
Aktuale
- Apartamente, njësi tregtare e trualle! Konfiskohen mbi 2 milionë euro pasuri në pronësi të një të dënuari për pastrim parash
- Ristoska: Ndryshimet e reja në Kodin Penal janë edhe më të këqija se ato të mëparshmet
- Mickoski takohet me Spiropalin: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
- Sherr mes punonjësve të INUV dhe tre personave, ndërhyn edhe policia duke qëlluar me armë zjarri! Dy efektivë mbeten të plagosur. Detajet
- Mickoski: paga minimale po, por vetëm me marrëveshje – viti i ardhshëm betejë për standard më të mirë jetese
- Ahmeti: Abdyselam Selami më ka kërkuar falje, vazhdon në BDI
- Dr. Mahmut Çevik: TİKA përmes shëndetësisë po ndërton ura komunikimi në Ballkan
- LSM: Pagë minimale prej 600 eurove, ose dalim në grevë


