Teksti që shpërndahet në rrjetet sociale i referohet një postimi nga një llogari në Facebook, që më vonë u fshi nga vetë përdoruesi i cili pranoi se shpërndante dezinformata. Ministria e Punëve të Brendshme ka përgënjeshtruar lajmin për një rrëmbyes të dyshuar në shkollën e mesme të muzikës në Shkup. Për një person të tillë nuk ka as denoncim në polici dhe as raportim se një person është rrëmbyer”, thuhet nga MPB, shkruan Vërtetëmatësi.
Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin është shpërndarë një tekst me titull:
Po përhapet një apel: Rrëmbyesi josh fëmijët në shkollë me arsyetimin se e kanë dërguar prindërit?!
Në tekst thuhet se në rrjetet sociale ka filluar të përhapet një foto e një burri të ngjitur në një shkollë dhe ka pasur një apel nëse dikush e sheh të thërrasë policinë. Më pas shpërndahet një postim nga një profil në Facebook, ku shkruhet se personi në foto është “një rrëmbyes fëmijësh, i cili u afrohet fëmijëve të vegjël duke u thënë se ka ardhur t’i dërgojë te prindërit që e kanë dërguar”.