Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur lëndë për pretendimet për përzgjedhje jo të duhur të një kompanie që do të mbikëqyrë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 dhe nuk përjashton mundësinë e kryerjes së një hetimi paraprak.
Pasi dy javë më parë treguan se po ndiqnin informacionet, sot bënë të ditur se çështja është caktuar në prokurori. Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas informacioneve në media lidhur me ndërtimin e autostradave, për të kontrolluar pretendimet që i janë paraqitur opinionit publik, ka hapur një rast pasi është kontaktuar. Lënda i është caktuar prokurorit publik kompetent, i cili do të ndërmarrë veprime dhe do të bëjë kontrolle, pas së cilës prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. /SHENJA/
Data 08.05.2025
Aktuale
- “Fakulteti i Drejtësisë, gur themeli i Universitetit ‘Luarasi’”- Presidentja Fabiola Hysenbelliu: Do të mbështes çdo nismë që synon kërkimin shkencor, përmirëson nivelin e stafit akademik
- Sherr mes dy personave në Selanik, shqiptari qëllon me armë/ Zbulohen detajet
- Krimi në Prizren: Babai dyshohet se sulmoi me thikë vajzat në gjumë, i tha gruas “duhet të vdesim të gjithë”
- Tregtia e jashtme e RMV-së shënoi rritje në tremujorin e parë të 2025
- Universiteti “Luarasi” konferencë ndërkombëtare/ Rektori Et’hem Ruka: Pa drejtësi nuk ka shtet! Sfidë e Shqipërisë për të shkuar drejt familjes Evropiane
- Deputetja Ajdari: Të hapet rruga për fillimin e bisedimeve zyrtare për integrim në BE
- E dërguara speciale e Kryesimit Finlandez me OSBE-në për vizitë në Kuvend
- Mucunski në takim me shefat e diplomacive të vendeve anëtare dhe kandidate për anëtarësim në BE në Varshavë