Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Kijevë, me datën 26.03.2023, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar dy automjete, ngasësit e të cilave në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h zhvillonin shpejtësi prej 218km/h, respektivisht 226km/h.Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj.Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor do të vazhdojë me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor, në mënyrë që të jenë kontribuues aktivë në rritjen e sigurisë në rrugë.
Data 03.11.2025
Aktuale
- PAMJET/ Zjarr në një vendgrumbullim gomash, tymi i dendur vështirëson lëvizjen e automjeteve në rrugë
- ASHMAA: Të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale rreth pjesëmarrësve në zgjedhje
- Denion Meidani viziton Filarmoninë e Maqedonisë, takon Mustafa Imerin
- Gjykimi për “Geriatria” në fazën e dëshmive, seanca e radhës më 10 nëntor
- Gjeorgjievski: Do të jem kryetar për të gjithë qytetarët e Shkupit
- Taravari takon Ambasadorin e Bashkimit Evropian Rokas
- Arrestohet shoferi i cili qëlloi për vdekje një çiklist në Shkup dhe u largua nga vendi i aksidentit
- Tearcë, Daut Memishi merr detyrën si kryetar


