Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, iftarin e parë të tij për këtë vit ka bërë në familjen Mamuti nga Shkupi.
Prej aty, presidenti Pendarovski u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar në këtë muaj Ramazani, si dhe ditët e agjërimit t’i kalojnë në paqe, mirëqenie dhe falje.
“Në muajin më të ndritshëm në Islam, i cili feston pastrimin shpirtëror dhe fizik, të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj që të ndriçojnë agjërimet e Ramazanit dhe t’i kalojnë ditët e agjërimit në paqe, mirëqenie dhe falje. Falënderoj familjen Mamuti për pritjen e ngrohtë dhe ndarjen e darkës së iftarit”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në fejsbuk.
Data 25.12.2025
Aktuale
- Borë në Pehçevë dhe Berovë, mjegull në Strazhë, Gjavatë dhe Krushevë
- “Merret me kokainë Gysi”- Dosja e AKSHI-t, zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam…! Per Ilir Beqajn…do me i fut k*** atij plako
- Rritet numri i shqiptarëve, ulet ai i maqedonasve
- BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna
- Gashi: Apeloj që të gjendet vullnet politik për marrëveshje për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
- Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
- “Evis Berberi më bëri presion!”- Zbardhet dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut në SPAK: Kreu i ARRSH-së më detyroi të firmosja për tenderin e tunelit të Llogarasë!
- MPJ: Kemi refuzuar ndihmën bullgare për mazut, gjendja në vend është e qëndrueshme


