Ndërveprueshmëria dhe digjitalizimi i shërbimeve publike ishin fokusi i takimit të sotëm të punës ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe drejtorit të Fondit për Sigurimit Pensional dhe Invalidor Arsim Hasani.
Portali për shërbime elektronike do të pasurohet me 16 shërbime të reja digjitale për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Procesi është në fazën përfundimtare dhe pritet që e- shërbimet të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe kompanive në portalin Nacional të e- shërbimeve në muajin prill.
Ky është konkluzioni i takimit të sotëm ku morën pjesë ekipet e IT-së, të të dy institucioneve, gjatë të cilit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me projektet e ardhshme që kanë të bëjnë me digjitalizimin.