Sejdi DEMIRI
Nën ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian Josep Borrell, të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajčák dhe Gabriel Escobar, i cili është i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi, më 18 mars kryeministri Kurti dhe kryetari Vuçiq ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të arritur paraprakisht më 27 shkurt në Bruksel.
Duke marr parasyshë momentumin e rëndësishëm se në këtë fazë komuniteti ndërkombëtar ka edhe probleme tjera globale sidomos me invazionin rus në Ukrainë dhe ripozicionimi i fuqive të mëdha në rajonin e Oqeanit paqësor, Kosovës iu kërkua nga BE-ja që të pranojë këtë propozim pasi që edhe ShBA-ja e kërkoi një gjë të tillë duke thënë se ka qenë propozimi më i mirë i mundshëm i arritur në këtë fazë. Andaj Kosova, kryeministri Kurti tregoi përgjegjshmëri kësaj radhe duke i thënë PO planit të BE-së për normalizim të raporteve me Serbinë.
Takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian i mbajtur në Ohër, nxori një dakordim të aneksit mbi dokumentin e dakorduar të planit franko-gjerman më 27 shkurt, por i njëjti nuk rezultoi me nënshkrim nga pala serbe dhe gjërat u lanë në kategorinë e besa-besës, ose ma mirë thënë shteti i Kosovës si besatar do ti përmbahet besës së dhënë, kurse te pala serbe nuk ekziston kjo thënie “Besa-Besë”.
Nga kjo rrjedhë se facilitatorët ndërkombëtarë nuk bënë presion kryetarit serb Aleksandar Vuçiq ta merr STILOLAPSIN me “dorën që i dhemb” dhe ta nënshkruaj këtë marrëveshje historike, siq ishte rrasti gjatë dakordimit të Kryetarit të atëhershëm të PPD-së, të ndjerit z. Imer Imerit për nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit në vitin 2001 për zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni.
Për ta konkretizuar këtë do ti kthehem takimit tim joformal me z. Imerin gjatë vizitës së tij private në Gjermani pas disa viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ku iu evokua momenteve për tu dakorduar që ta nënshkruajt të njëjtën:
“Njëri nga facilitatorët ndërkombëtar qëndroi në këmbë me STILOLAPSIN mbi kokë pran meje i ulur dhe nga sekonda e njëzetë filloi të numëronte sekondat e mbetura të dakordisisë sime. Ju drejtova: “Më lejoni edhe një herë shkurtë të konsultohem me bazën”, por ai vazhdoi duke e shtypur STILOLAPSIN trëk-trëk, trëk trëk dhe vazhdoi duke numëruar sekondat. Në tre sekondat e fundit rash dakordë se edhe unë si lider i PPD-së pajtohem për ta nënshkruar marrëveshjen”.
Pra pyetja njëmilionshe: Ku ishin lehtësuesit ndërkombëtar z. Borrell, Lajčák dhe Escobar ta merrnin njëri nga ato një STILOLAPS në dorë dhe tia numronin Countdowni-in presidentit Vuçiq?