Në debatin publik, këtu në Kuvend, së bashku me ju, të konstatojmë nëse mund të ndërhyhet në lidhje me shumën e shumës absolute në fitimin e përgjithshëm të bankave që vjen nga të ardhurat jokamatore”, tha Kovaçevski më 29 qershor 2022.
Duke qenë se kanë kaluar gati 9 muaj nga ajo kohë, REL pyeti qeverinë nëse po shqyrtojnë ndryshime legjislative për kufizimin e provizioneve bankare, por nuk kanëmarrë përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.
E pyetën Shoqatën e Bankave të Maqedonisë nëse ka hapësirë për uljen e provizioneve bankare, por as nga atje nuk morën përgjigje.
Në Maqedoni ka 13 banka – 5 si të mëdha, 3 të mesme dhe 5 të vogla. Rreth 80 për qind e të ardhurave nga komisionet dhe tarifat përfundonin te pesë bankat më të mëdha dhe 20 për qind e mbetur ndahet nga të tjerat. Pesë bankat më të mëdha realizojnë 90 për qind të të gjitha fitimeve të bankave.